‘Spahiu’, Kuvendi shtyn me dy javë afatin e Komisionit Hetimor

Feb 16, 2012 | 14:01

TIRANË- Kuvendi i ka dhënë sot kohë Komisionit Hetimor, ngritur për hetimin e punës së ish nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Pas kërkesës së bërë nga vetë komisioni, i cili kërkonte kohë për shqyrtimin e materialeve të marra nga KLD, Kuvendi i është përgjigjur pozitivisht me votat e maxhorancës.

Në senacën e sotme, shtyrja me dy javë e afatit është bërë me 72 vota pro dhe 60 kundër. Kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se komisioni do e vijojë veprimtarinë e tij pavarësisht dorëheqjes së Spahiut.

Madje ai është ‘përplasur’ me kreun e shtetit, njëherësh kreun e KLD-së, Bamir Topi, për mospranimin e dorëheqjes së Spahiut dhe shkarkimin e tij nga Kuvendi, gjë që nuk ka gjetur miratim në mbledhjen e fundit të KLD.

© Panorama.al

Te lidhura