TIRANE- Nenkryetari i KLD-se, duke reaguar ashper ndaj deklarates se zv/kryeministrit serb Ivica Dacic për ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë ka deklaruar sot se kufijte jane te paprekshem dhe ceshtjet kombetare duhet te jene primare, mbi partite politike.
“Kam një mesazh të qartë për Tadic apo Dacic, kufinjtë e Kosovës janë të paprekshëm. Askush nuk mund të luaj me pavarësinë e shtetit të Kosovës. Tadic apo Dacik ka ardhur koha të merren me statuasin dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Nëse duan të diskutojnë për të drejta brenda kufirit serb jemi gatshëm të flasim për statusin e shqiptarëve, por larg duart nga Kosova”, tha Spahiu, gjate forumit te hapur per ceshtjen kombetare, zhvilluar sot.
Ai ka kerkuar shpalljen e dates 10 qershor, ditën e mbledhjes së Prizrenit, festë kombëtare. Spahiu ka reaguar edhe per arrestimin e Mlladicit, per te cilin ka thene se Serbia nuk duhet t’i laje duart kaq shpejt. .
“Dorëzimi i kriminelit Mlladic nuk është fundi i përgjegjësisë për krimet e Serbisë ndaj Shqiptarëve. Dorëzimi itij është fillimi. Tadic e Dacic duhet t’i kërkojnë fale shqiptarëve”,- tha ai.
© Panorama.al











