Aleanca Kuq e Zi shndërrohet zyrtarisht në një Lëvizje Politike. Deklarata është bërë nga drejtuesi i saj, Kreshnik Spahiu në një intervistë për Zërin e Amerikës. Spahiu po qëndron prej disa ditësh për një vizitë në Uashington.
Ai tha ka zgjedhur qëllimisht 17 shkurtin, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për të deklaruar se “AK nuk do të vijë si një parti e rradhës politike,por si një Lëvizje politike për të hapur një kapitull të ri për shqiptarët.
Ai tha se koalicioni i Aleancës Kuq e Zi do të jenë Uashingtoni dhe Brukseli, dhe asnjëra prej partive politike shqiptare, ndërsa shtoi se, AK do të largojë nga pushteti partitë bolshevike, pasi shqiptarët kanë të lodhur nga qeverisjet e tyre.











