‘Berisha, pazare me grekët. Dua interpelancë’

Feb 28, 2012 | 11:00

TIRANE-  Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu kerkon interpelance me kreun e qeverise, Sali Berisha, per sqarimin e takimit te tij me Kreun e partisë greke Demokracia e Re, Antoni Samaras.

Deklarata e Spahiut vjen nje dite pas publikimit te raportit final te Komisionit Hetimor per shkarkimin e tij qe do t’i drejtohet Kuvendit dhe prokurorise me nje sere akuzash per shkelje te detyres, devijim nga funksionet kushtetuese, cenim te marredhenieve me fqinjet etj.

Ne deklaraten e tij Spahiu ka theksuar se komisioni Hetimor ngritur per te ka qene amanet i Athines.

“Të zbardhet takimi Berisha me Antoni Samaras.  Cfarë i kërkoi Samaras Berishës. Cfarë pazari bëri Berisha me Samaras. Cilat qenë premtimet dhe cfarë këmbeu për kufirin detar”- thuhet ne deklarate.

Spahiu ka leshuar akuza duke thene se mafia serbe eshte tashme me kompanitë e naftës në jug, nderkohe qe ka akuzar kreun e qeverise Berisha dhe ate te Kosoves, Thaci se jane antishqiptare dhe kunder bashkimit te trojeve.

© Panorama.al

Te lidhura