Spahiu: Akuzat, qesharake. Gati dosja e Berishës

Sep 18, 2012 | 21:27
Kreshnik Spahiu

Ish nënkryetari i KLD-së, aktualisht kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit, Sali Berisha se ka lidhje me lirimin e vrasësit të Kryekomisarit të Shijakut, Ilir Xhakja.

Spahiu po flet per akuzat ndaj tij ne emisionin e gazetarit, Ilir Babaramo ne televizionin, News 24, “5 pyetje nga Babaramo”.

Ai i quajti akuzat qesharake, ndërsa shtoi se, propozimin për procedimet penale bëhen nga ministri i Drejtësisë. Nënkryetari i KLD-së, nuk ka kompetencë për të thirrur një gjyqtarë, nuk mund të propozojë as shkarkime dhe as propozime, kjo është kompetencë e ministrit të Drejtësisë, tha Spahiu.

Lidhur me moszbardhjen e vendimit për lirimin e Ilir Xhakjas, kreu i AK-së, tha se fillimisht duhet të kishte ardhur një ankimim nga ministria e Drejtësisë, dhe më pas Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të vihej në lëvizje.

Spahiu theksoi se në ngarkim të kryeministrit, Berisha po përgatitet një dosje për dorëzimin e territorit dhe shumë akuza të tjera penale, ndërsa kërkoi që të hetohen të gjithë të burgosurit e liruar para zgjedhjeve vendore.

© Panorama.al

Te lidhura