Kreu ekzekutiv i agjencisë së vlerësimit financiar Standard & Poor’s, David Beers, ka vlerësuar sot se Greqia do të falimentojë deri në fund të këtij viti.
Deklaratat Beers i bëri nga Pekini, të cilat u përcollën me mjaft interes nga të gjitha mediat e huaja dhe ato greke.
David Beers i referohet planeve për ekonominë greke që u miratuan gjatë samitit të lartë të 21 korrikut në Bruksel, për të cilin thotë se “ky plan përbën falimentimin e Greqisë pasi kjo gjë do sjellë lehtësimin e borxhit publik dhe jo larjen e plotë të tij”











