Sot betohet Holande, pas ceremonisë, drejt e në Gjemani

May 15, 2012 | 14:06

Vetëm pak orë pasi Fransua Holande do të betohet të martën si Presidenti i ardhshëm i Francës, ai do të udhëtojë për në Gjermani duke treguar rëndësinë e marrëdhënieve franko-gjermane për gjetjen e zgjidhjes së krizës së borxhit në Europë. Holande ka kërkuar që traktati fiskal të rishqyrtohet edhe një herë, sepse nuk ka sjellë qetësi të qëndrueshme në tregje dhe duhet të përfshijë edhe masa për zhvillimin ekonomik. Gjermania është dakord me diskutimin e masave për zhvillim. Por, nëse rruga europiane për krizën ekonomike do të mbetet e njëjta apo do të ndryshojë, varet nga kancelarja Angela Merkel, nëse ajo do të bjerë në kompromis me Holande apo jo.

© Panorama.al

Te lidhura