Më 3 korrik 1971, 40 vjet më parë është ndarë nga jeta Jim Morrison. Ishte 28 vjeç. Lideri i “The Doors” ishte një nga ikonat e muzikës së fuqishme, dhe përfaqësonte një stil të veçantë. Miliona fansa në te gjithe boten perkujtojne sot idhullin e tyre.
Morrison u gjet i vdekur në apartamentin që ai ndante me partneren e jetës dhe shoqëruesen e përhershme, Pamela Courson, te cilën e kishte njohur shumë kohë para se të bëhej i famshëm dhe ndenji me të deri sa vdiq.
Në 3 korrik 1971, Jim Morrison u gjend i vdekur në vaskën e apartamentit të tij në Paris. Policia lokale e shpalli vdekjen e tij të shkaktuar nga një atak zemre, por nuk iu nënshtrua autopsisë. Zëra ka se mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë heroine dhe alkooli. Lajmi i vdekjes së tij u mbajt i fshehtë për pothuajse një javë nga pjesëtarët e tjerë të grupit dhe Pamela, gjë që ndezi zëra se mund të mos ishte e vërtetë.Varri i James Douglas Morrison ndodhet në varrezën Pere Lachaise, Paris, Francë dhe është atraksioni i katërt i Parisit pas Kullës Eiffel, Notre Damit dhe Harkut të Triumfit.
Të veçanta
Ka lindur në orën 11:55.
Nuk u martua kurrë ligjshëm, por bëri një martesë pagane të quajtur “puthitje duarsh” me gazetaren Patricia Kennealy, e cila ndryshoi mbiemrin e saj në Morrison. Të njëjtën gjë bënte dhe Pamela Courson në raste të rralla.
Refuzoi të marrë pjesë në festival-in e Ëoodstock në 1969 sepse i druhej një atentati në skenë.
Këngëtari i tij i preferuar ishte Frank Sinatra.
U frymëzua nga shkrimet e Friedrich Nietzsche, Norman Mailer dhe Arthur Rimbaud.
© Panorama.al











