Sot “El Clasico”, Reali dhe Barça premtojnë ndryshime

Aug 17, 2011 | 12:32

Sot do luhet ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, e vlefshme për Superkupën e Spanjës. Pas barazimit 2-2 në “Santiago Bernabeu”, këtë herë është “Kamp Nou” stadiumi që do presë duelin e magjishëm. Si madrilenët, ashtu edhe katalanasit kanë vendosur të bëjnë ndryshime në formacion. Për skuadrën e Murinjos, Kalejon dhe Koentrao mund të luajnë që nga minuta e parë, ndërsa do i rikthehen skemës 4-2-3-1, si në sezonin e kaluar. Nga ana tjetër, surpriza e Barçës mund të jetë Cesk Fabregas. Nëse ai do jetë në fushën e lojës, do zërë vendin e Serxhi Buskets dhe do formojë treshen e mesfushës, së bashku me Ksavin dhe Iniestën.

© Panorama.al

Te lidhura