Sondazhet e fundit, Barak Obama kryeson ndaj Mit Romnejt

Jun 29, 2012 | 13:27

Një sondazh i fundit i kryer në SHBA tregon se Presidenti aktual amerikan, Barak Obama, kryeson ndaj rivalit republikan, Mit Romnej, në tri shtete të rëndësishme: Florida, Ohajo dhe Pensilvani. Edhe pse nuk e ka marrë ende zyrtarisht kandidaturën, Romnej pa dyshim i arrin pikët e nevojshme për të fituar besimin si kandidati i duhur republikan, gjatë votimit në Konventën e gushtit që mbahet në Tampa të Floridas. Sondazhi, i organizuar nga Universiteti Kuinipiak, tregon se Presidenti Obama kryeson me 9 për qind në Ohajo, 6 për qind në Pensilvani dhe 4 për qind në Florida. Kjo tregon një përparësi të ndjeshme të Obamës krahasuar me sondazhin e një muaji më parë, kur dy kandidatët ishin pothuajse barazim. Sipas ekspertëve politikë në këtë universitet, nëse ruan këtë avantazh deri në nëntor, Obama e ka të sigurt rizgjedhjen.

© Panorama.al

Te lidhura