Sokol Lutolli, një shqiptar synon të fitojë ‘’Mister Sllovenia’’

Apr 29, 2012 | 12:31

Kemi treguar shpesh që shqiptarët po bëhen faktor në shumë sfera në mbarë botën e në shumë vende. Dita-ditës po dalin talente në fusha të ndryshme, duke lënë të kuptohet se nuk jemi ashtu siç na përshkruajnë të tjerët. Kështu, javën që lamë pas, shumë portale dhe media elektronike kanë shkruar për eventin e bukurisë që po zhvillohet në shtetin slloven, ‘’Miss & Mister Slovenia 2012’’, konkurs në të cilin garon edhe një shqiptar nga Kosova. Quhet Sokol Lutolli, i lindur dhe i rritur në Slloveni. Djaloshi nga Kosova po shihet si një favorit nga gjithë kandidatët në këtë garë bukurie pasi ka një trup atlet dhe një pamje tërheqëse, gjë që u pa qëkur organizatorët e konkursit kanë hedhur në facebook fotot e kandidatëve. Sokoli ka marrë shumë ‘’like’’ dhe komente pozitive nga femrat sllovene. Sokoli jeton në qytetin Celje, destinacion i turistëve nga mbarë vendet, si dhe synon të fitojë kurorën e më të bukurit në Slloveni. Nuk arritëm të mësojmë më shumë rreth prejardhjes së Sokolit, por mësuam se ai ka qenë pjesë e spektaklit ‘’Unë jam top model’’, që është organizuar në Prishtinë nga RTV21.

© Panorama.al

Te lidhura