Sokol Kushta: Flamurtari, edhe humbja minimale nuk është keq

Jun 22, 2011 | 11:36

Pasi është njohur me kundërshtarin e Flamurtarit për turin e parë të Ligës së Europës, ish-sulmuesi i shquar vlonjat, Sokol Kushta, ka qenë ndër të paktët që nuk është kënaqur. Njeriu që ka shkëlqyer me Flamurtarin në kupat e Europës, u druhet malazezëve të Buduçnostit. Kushta deklaron ndër të tjera se vlonjatët duhet t’i kënaqen edhe një humbjeje minimale në Podgoricë. “Mendoj se Buduçnosti është një skuadër e vështirë, por, sigurisht, jo se të frikëson. Nuk kam pasur rastin ta kem kundërshtar kur kam luajtur, pasi Flamurtari i asaj kohe ishte i një niveli më të lartë se Buduçnosti. Por, tani kohët kanë ndryshuar dhe unë nuk jam i sigurt që Flamurtari do të arrijë të mposhtë ekipin malazez. Unë mendoj se Flamurtari duhet të ishte i kënaqur edhe sikur të humbiste me rezultatin 2-1”, është shprehur Kushta.

© Panorama.al

Te lidhura