
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama duke folur në tryezën e PS-së për sportin, tha se kërkon ta kthejë atë në instrumentin kryesorë të procesit qeverisës, me qëllim rilindjen e tij. Kreu socialist kërkoi t’i jepet fund dhunës që shohim përditë në stadiume, si dhe ikjeve të talenteve shqiptare për tu përfaqësuar nën flamurin e vendeve të tjera.
Më tej ai shtoi se “për të pasur një sport që të konkurojë në nivele botërore, Shqipëria e ka të pamundur, por për të pasur kultura që kanë tradite dhe për të zbuluar talente, në nuk na duhen para që nuk i kemi, por një politike që deri më sot nuk e kemi.”
Rama kërkoi që investimet në sport të përqëndroheshin në ato disiplina që Shqipëria i ka traditë, si në mundje apo peshëngrtitje.
Më herët, deputeti Fidel Ylli bëri një prezantim pikë për pikë të draftit, ku tha se PS nuk kërkon ta shohë sportin thjesht si një kompeticion, por si një mundësi për të qenë më të shëndetshëm dhe për të përcjellë mesazhe pozitive.
Disa nga pikat më të rëndësishme të draftit të PS-së për sportin, Ylli tha se janë; sporti dhe shëndeti, sporti dhe punësimi dhe luftimi dhe parandalimi i substancave narkotike.
“Kemi një vizion, ndërtimin e një pistë në Malësinë e Kelmendit, për të bërë një resort turistik në malin e Tomorrit, në bashkëpunim me biznesin të investohet. Kemi një projekt të një qendre olimpike në Korçë, ku projekti thuajse është gati”- tha Ylli.
Ai foli gjithashtu edhe për një prezencë më të madhe të orëve të fiskulturës nëpër shkolla, si dhe për bashkëpunim më të ngushtë me federatat e Kosovës për organizimin e kompionateve të përbashkët, aty ku është e mundur.
© Panorama.al











