“S’ndahet nga Ristani, se s’ndahet nga pushteti i vjedhur”

May 14, 2012 | 16:56
Foto Ilustruese

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama reagoi në Twitter pas akuzave të kryeministrit Sali Berisha se opozita është duke bllokuar reformën zgjedhore.

Në një mesazh në Twitter, pas deklaratave të Kryeministrit Berisha, Rama shkruan; “Gjatë shumë gjatë KM sot, shpif e shpif e nuk ndalon, duket në hall, s’ka faj, s’ndahet dot nga Ristani se s’ndahet dot nga pushteti i vjedhur!”

Më herët kryeministri akuzoi opoziten se po tenton bllokimin e reformes zgjedhore, ndersa ka theksuar se maxhoranca i qendron rekomandimeve te ODIHR-it, edhe për çështjen e numërimit të votave.

Berisha tha se Rama kërkon që kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të propozohet nga Avokati i Popullit, i cili sipas kreut të qeverisë është zgjedhur në atë post nga një konkurs në Partinë Socialiste.

Shifrat e punësimit

Rama reagoi në Twitter edhe për shifrat e punësimit që kryeministri tha sot.

“Duhet punesim real,jo fshehje e papunesise qe rritet.Duhet nje Rilindje Shqiptare per te ndalur rrenimin e metejshem.Duhet nje rruge e re. KM thote se kur kryefamiljari eshte i punesuar e gjithe familja qenka e punesuar e beka dhe biznes!Duket s’e flet vec per familjen e vet.”- shkruan ndër të tjera Rama në Tëitter.

Berisha foli sot për zbatimin e 520 projekteve si vendim i fundit i komitetit të zhvillimit të rajoneve, që do të sjellë punësimin direkt të 22 mijë shqiptare e në mënyrë indirekte po kaq. Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, njoftoi projektet e reja që do të nisin zbatimin, që nga rrugët jo kombëtare, shkollat, qendrat shëndetësore dhe ujësjellësat.

© Panorama.al

Te lidhura