“SNAI”: Të ngrihet një grup policor vetëm për bastet

Jun 3, 2011 | 9:09

Pas skandalit të shpërthyer, ata që lëshojnë alarmin janë edhe kompanitë e basteve. “SNAI”, operatori më i madh italian i basteve, u kërkon më shumë impenjim organeve gjyqësore në lidhje me këtë skandal. “Prej vitesh kemi denoncuar korrupsionin që ndodh prapa fushave të blerta, por prokuroritë kanë vonuar disi me hetimet e tyre. Dhe skandali i radhës është e vërteta, rreziku me të cilin ne kompanitë ligjore duhet të përballemi çdo ditë, ndaj presim ndihmë më të madhe nga ana e shtetit. Në Nion, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka ngritur një grup anti vjedhjeve dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe shteti italian, të ngrejë një grup policor që të ndjekë këtë eveniment të jashtëligjshëm”.

© Panorama.al

Te lidhura