Ministrja për Shtetin Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni foli sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës lidhur me aktet e korrupsionit në administratën publike dhe monitorimin e tyre nga institucionet përkatëse.
Pirdeni tha se antikorrupsioni është një proces në progres dhe se gjatë dy viteve të fundit Drejtoria e Antikorrupsionit ka administruar rreth 1200 ankesa, dhe se nga këto 1200 ankesa është vlerësuar nëse do merren masa të natyrë institucionale.
Më tej ministrja tha se fakti që ka ende boshllëqe apo flamuj të kuq në administratën publike do të thotë se Antikorrupsioni do të jetë më i qartë dhe konkret në objektivat e tij të mëtejshme.
Ministrja tha se ka nisur procesi për finalizimin e strategjisë së re të antikorrupsionit, një dokument që u konsultua publikisht për gjatë 3 muajve.
Adea Pirdeni: Që prej 2015 Shqipëria ka një strategji kundër korrupsionit. Ka një komunitet i cili mblidhet në bazë mujore dhe vjetore ku analizohen të gjitha gjetjet që janë përmbledhur nga të gjitha institucionet përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit si në drejtim të ndalimit, në drejtim të parandalimit, në drejtim të monitorimit të fenomeneve të korrupsionit, dhe në drejtim të ndërgjegjësimit. Në bazë të strategjisë institucionet kanë disa detyra që i kenë marrë vetë përsipër për të cilat raportojnë në mënyrë periodike.
Eficenca e masave të ndërmarra bëhet përkundrejt indikatorëve të vendosur në disa fusha. Kemi nisur procesin dhe jemi drejt finalizimit të strategjisë së re të antikorrupsionit një dokument që u konsultua publikisht për gjatë 3 muajve. Jemi të qartë se vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme për të rritur historikun e hetimeve, ndëshkimeve penale…
Është punë në progres. Nuk mund të pretendojmë se kemi fituar të gjitha betejat kundër korrupsionit, asnjë shtet në botë nuk e pretendon këtë. Sidomos nëse merr parasysh faktin që të gjitha dimensionet që merr korrupsioni sot janë më komplekse dhe përgjigja është po aq komplekse. Ne kemi mekanizma periodikë se si masim monitorimin, raportet e strategjisë janë online.
Natyrisht ky vit ka qenë vit reflektimi mbi çfarë është bërë dhe çfarë nuk është bërë. Fakti që ka ende flamuj të kuq në mënyrës se si operon administrata publike na bën të jemi më të qartë në objektivat tona
Janë një sërë institucionesh që kanë funksione monitoruese. Drejtoria e antikorrupionit në një periudhë kohe 2 vjeçare ka administrua rreth 1200 ankesaa, nga këto 1200 ankesa është vlerësuar nëse do merren masa të natyrë institucionale, nëse ne do të rekomandojmë që institucioni duhet të marrë masa disiplinore ndaj personave ndërgjegjes.
Nga 20323 deri 2024 diku te 46 raste të dorëzuara në prokurori për çështje që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës ose raste korruptive.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al