SMS-të e Nazimes me Fiqiriun: Pres fëmijë. Ekspertiza: S’ka qenë shtatzënë

Sep 4, 2012 | 10:36

Fiqiri Muça dhe Nazime Visha. Foto e marre ne celularin e viktimes

Katër provat si mashtroi Nazimja me shtatzëninë.

Nazimja, SMS-të që i tregonte Fiqiriut se ishte shtatzënë.

Dy orë ekspertizë: Kreu marrëdhënie që 14 vjeçe.

Nga mesazhet në celular, te deklarimet në polici dhe në familje të 18-vjeçares.

Nazime Visha i ka deklaruar për pesë muaj Fiqiri Muçës se po priste një fëmijë prej tij. Dhe pasi qëndruan 11 ditë së bashku në arrati, me dorëzimin e tyre në polici, lajmi i shtatzënisë është mësuar edhe nga familjet përkatëse. Një blof i Nazimes ky, por që shtyu Zyber Muçën, babain e Fiqiriut, të kërkojë dorën e 18-vjeçares për nuse të dytë të djalit 45-vjeçar, i martuar dhe baba i 5 fëmijëve. Por si ka arritur të mashtrojë me shtatzëninë Nazime Visha ndaj: familjarëve, Policisë së Burrelit e Tiranës, ish-të fejuarit, si edhe vetë Fiqiri Muçës me të cilin ajo ka pasur marrëdhënie për katër vjet dhe e ekzekutoi me armë zjarri në mesnatën e 13 gushtit? Gazeta “Panorama” disponon provat dhe dëshmitë për katëse, për të paktën në katër raste: SMS-të dërguar Fiqiriut, SMS për ish-të fejuarin e saj Sajmir Fiolla, deklarimin e saj personal në polici ditën e arrestimit, si dhe rrëfimin e familjarëve Muça, përfshirë motrën e saj Lutfije Visha-Muça, njëkohësisht kunata e viktimës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura