Slloveni, Jansa: Opozita, të jetë e përgjegjshme
Imuniteti, Berisha: Referendumi mbetet në fuqi

Sep 3, 2012 | 17:13
Kryeministri Berisha takohet me Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, zotin Janez Jansa

Kryeministri slloven, Janez Jansa i kërkoi sot opozitës shqiptare që të japë mbështetjen e saj për reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian për të ndihmuar vendin ti bashkohet bllokut.

“BE pret që ky trend do të ecë edhe më tej dhe opozita në Shqipëri, në vendimmarrjet ku është zëri i saj, kur kjo nevojitet për ecjen përpara të vendit në BE,  vota e saj  mund të jetë evropiane. Besojmë se opozita nuk do ta shfrytëzojë këtë si një tendencë të brendshme politike. Por do të ofrojë bashkëpunimin aty ku duhet  3/5 e votave. Ajo duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme.”- tha Jansa gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që pati me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.

Ndërkaq, kryeministri berisha duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, tha se për të dhe maxhirancën nuk është e rëndësishme mënyra se si do të hiqet imuniteti, e rëndësishme është që të hiqet, tha ai.

“Natyrisht pas një serie dështimesh për ta hequr në rrugë parlamentare për shkak të kundërshtimit të palës tjetër, ne kemi vendosur ti drejtohemi popullit për referendum dhe absolutisht opsioni i referendumit mbetet në këmbë dhe operativ që në momentin që parlamenti nuk do të votojë heqjen e tij, sepse unë e  gjykova që ky është një parim i madh i vlefshëm për të luftuar me të gjitha mjetet demokratike.”- tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura