Sllovakia do t’i njohë pasaportat e Kosovës

Jul 20, 2012 | 14:10

PRISHTINE- Sllovakia pritet që shumë shpejt të publikojë vendimin për njohjen e pasaportave të Kosovës.

Burime diplomatike i kanë thënë gazetës Koha Ditore se ekziston një vullnet pozitiv brenda kësaj qeverie që të ndërmerren disa hapa drejt zbutjes karshi Kosovës, ngase sipas të njëjtave burime, Sllovakia asnjëherë nuk e ka pasur seriozisht kundërshtimin e pavarësisë.

Vendimi për njohjen e pasaportave pritet që të publikohet edhe zyrtarisht brenda pak javësh, dhe, siç kanë vlerësuar burimet, vjen si rezultat i angazhimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe shteteve që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, për të punuar me pesë shtetet anëtare të BE-së që ende s’e kanë bërë një gjë të tillë.(zeri)

© Panorama.al

Te lidhura