
Trashëgimtari i fronit britanik, princi Çarls ka bërë një dalje surprizë në BBC duke përcjellë për shikuesit parashikimin e motit.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Kamila ndodheshin për vizitë në studiot e BBC-së në Gllasgou të Skocisë. Pas lajmeve, folësi i ka dhënë fjalën princit Çarls, i cili ka lexuar parashikimin e motit për këtë vend.
Zyrtarët e Pallatit Mbretëror thonë se Çarls dhe Kamila kanë vizituar studiot televizive për të shënuar 60-vjetorin e BBC-së në Skoci.











