Skënderbeu, Bratiç, rikthim dhe akuza për menaxherët

Jun 22, 2011 | 11:36

Mesfushori kroat, Davor Bratiç, kreu dje stërvitjen e parë me Skënderbeun për sezonin e ri. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai ka bërë të ditur se ka qenë për provë tek ekipi ukrainas, Zoria Lugans. Edhe pse është i lumtur për rikthimin në Korçë, Bratiç ndihet i dëshpëruar për diçka tjetër. Sipas tij, menaxherët luajtën një rol negativ në negociatat me urkainasit. “Tani ndihem shumë mirë që jam rikthyer te Skënderbeu. E kalova testin te Zoria, por menaxherët ishin ata që kërkuan një shumë jashtë të gjitha parashikimeve”, është shprehur lojtari kroat. Ndërkohë, mesfushori nigerian, Nuredin Orelesi, mbërriti dje në Shqipëri dhe sot, nis stërvitjen me Skënderbeun. Pas angazhimit me Kombëtaren U-23 të Nigerisë, Orelesi sot paradite do të niset drejt Korçës për t’u prezantuar me skuadrën e re.

© Panorama.al

Te lidhura