SHKUP- Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE po përgatit dhe shqyrton skenare dhe plane për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Disa agjenci për marrëdhënie publike dhe organizata civile të afërta me VMRO-DPMNE-në, i kanë dërguar sugjerime dhe mendime kryeministrit Nikolla Gruevski që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të duhej të mbaheshin gjatë muajit nëntor të këtij viti.
Kjo siç bëhet e ditur nga portalet maqedonase do të ishte periudha më e përshtatshme dhe kombinimi fitues, pasi deri në këtë periudhë Gruevski do të mund të mbajë pozicionin e lartë si politikani më i preferuar në skenën politike në Maqedoni.
Në rast se mbahen zgjedhjet në këtë periudhë, atëherë nënvizohet se opozita do të jetë e papërgatitur dhe nuk do të mund të arrijë rezultatet e pritshme për të rrëzuar nga pushteti Nikolla Gruevskin.
© Panorama.al











