Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, në një deklaratë të dhënë së fundmi ka ngritur dyshimet se mund të jetë një prej konkurrentëve të edicionit të ri të Big Brother Vip.
I ftuar në “Wake up”, ai është pyetur nga moderatorët pse nuk bëhet pjesë e BBV, dhe përgjigja e tij la dyshime se ai mund të marri pjesë.
Këngëtari tha se të njëjtën pyetje e merr dhe nga persona të tjerë, sidomos në palestër, të cilët e nxisin artistin të jetë pjesë e këtij reality show.
“Po pse jo ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë i them “unë kërkoj mendimin tënd pse e thua të futem”. E më thonë “ke 20 vite karrierë, s’ke çfarë humb”, edhe unë i them “epo votomë! Do mem pa aty? Votomë,” tha këngëtari.
Me këtë thirrje Shpati ngriti dyshimet se mund të jetë pjesë e këtij edicioni por asgjë e konfirmuar ende.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al