
KORÇE- Prokuroria e Korçës ka zëvendësuar prokurorin Genti Stoja i cili kryesonte grupin hetimor për zbardhjen e vjedhjes së pikturave të artistit, Vangjush Mio në qytetin e Korçës.
Stoja do të zëvendësohet nga, Esjan Sadikaj, Prokuror i Krimeve të Rënda në Korçë. Prokuroria nuk ka dhënë ndonjë arsye lidhur me këtë lëvizje.
Sipas organit të akuzës, hetimet janë shtrirë edhe në akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe jo vetëm në atë të vjedhjes.
Po sipas Prokurorisë, pritet që shumë shpejt të dalin para drejtësisë përgjegjësit e skandalit të vjedhjes së pikturave të Mios, nga galeria e arteve “Guri Madhi”.
Rreth 60 vepra jane grabitur nga Galeria e Arteve ne qytetin e Korçës, ndersa 30 prej tyre besohet se jane te artistit te shquar, Vangjush Mio. Ende nuk ka asnje te dyshuar per vjedhjen.
© Panorama.al











