Gazeta më e madhe dhe më e shitur e së dielës në Britaninë e Madhe, “News of the World” do të mbyllet pas një edicioni special gjatë fundjavës që vjen. Lajmi sensacional është publikuar sot.
Shefja ekzekutive e “News of the World” Rebeka Brooks mësohet se e përlotur i ka komunikuar lajmin të gjithë punonjësve të redaksisë, ku burime brenda saj, kanë treguar për media të tjera, se zëmrimi ka qenë i madh.
Kjo situatë është krijuar pas përfshirjes së gazetës në skandalin e përgjimit të telefonave. Brooks tha se vendimi është marrë përkundër presionit të madh e në rritje ndaj gazetës.
“News of the World” ka përgjuar telefonat e disa nxënëseve të shkollave të vrara në vitin 2002 dhe telefonat e viktimave të 7 korrikut 2005 në sulmet terroriste të transportit në Londër.
Raportohet gjithashtu se “News of the World” ka përgjuar telefonat e familjarëve të ushtarëve të vrarë në Irak apo Afganistan dhe shumë yjeve të shoëbiznesit.
Një ditë më parë shte kryeministri britanik, David Cameron i cili bëri thirrje për një hetim të pavarur dhe publik ndaj gazetës.
© Panorama.al











