Barcelona ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Spanjë, ndërsa presidenti i saj, Sandro Rosell, ka zhvilluar një takim me numrin një të Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vijar. Drejtuesi i institucionit numër një të futbollit në vendin iberik është dëgjuar duke i thënë drejtuesit katalanas se ai nuk mund të bënte më asgjë për të. “Çfarë kërkon që të të jap më Sandro? Nuk mundem të të jap asgjë më shumë”, është dëgjuar të thotë Vijar. Një deklaratë e tillë ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve.











