Abuzimi seksual me me shume se 600 vajza te vogla ka qene akuza me te cilen jane denuar nëntë meshkuj pakistanezë dhe afganë ne Britani. Skandali publikuar ne media ka shokuar opinionin, pasi behet fjale per joshje te nxënëseve, disa më të reja se 13 vjeçe, për të bërë seks, për të përdorur pije alkoolike dhe drogë.
Meshkujt e moshës mes 22 dhe 59 vjeç, janë dënuar për komplot në angazhimin në aktivitet seksual me fëmijë nën moshën 16 vjeç, si dhe për vepra të tjera.
Kreu i grupit, është dënuar me 19 vjet në burg, ndërsa të bashkakuzuarit e tij morën mes 4 dhe 12 vjet.
Meqenëse, të gjithë të pandehurit ishin të Azisë Jugore, ndërsa të gjitha viktimat ishin të bardha, çështja është shfrytëzuar nga grupet e ekstremit të djathtë, të cilët kanë protestuar jashtë ndërtesës ku zhvillohej gjykimit në Liverpul.
Abuzimi është kryer në qytetin Roçdel, në perfieri të Mançesterit në Angli.
Një nga viktimat për herë të parë ka folur për rastin ne vitin 2008, por prokurorët kanë dështuar të ngrenë padi.











