SHKODER- Gjykata ka lene te lire shtetasin Leonard Nika arrestuar si i dyshuar per vrasjen e dyfishte te Frederik dhe Jurgen Markut, babe e bir.
Ai eshte lene i lire nga gjykata pas përfundimit të afatit të parabugrimit prej 15 ditësh, pasi gjatë kësaj kohe Prokuroria nuk ka mundur të grumbullojë prova të mjaftueshme.
Babë e bir, Frederik dhe Jurgen Marku u qëlluan me breshëri automatiku pasditen e 30 gushtit në qytetin e Shkodrës, pranë spitalit rajonal të kryeqendrës së veriut.
Ata ishin duke udhëtuar në një automjet, kur ndaj tyre u qëllua në një pritë dhe si pasojë mbeti i vdekur në vend Frederik Marku, ndërsa u plagos rëndë 22 vjecari Jurgen Marku, i cili ndërroi jetë dy ditë më vonë në spital.
© Panorama.al











