VIDEO/ “S’jemi vetëm për flamingot, por edhe për 1001 hallet e shqiptarëve”- Flamuri amerikan i bashkohet protestës, aktivisti: Qëllimi rrëzimi i këtij sistemi, dorëheqje dhe qeveri teknike! Politika të rrijë larg

Jun 9, 2026 | 18:39

Marshimi i mijëra qytetarëve pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” vijoi drejt bulevardit dhe Kryeministrisë rreth orës 18:30.

Qytetarët e shumtë në kor hodhën parulla e thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe burgosjen e tij dhe të kreut të opozitës Sali Berisha.

Organizatori bëri thirrje edhe për kujdes nga provokuesit gjatë protestës.

“Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ishte një nga thirrjet kryesore të protestës.

“Të ruajmë qetësinë, mos u provokoni, mos të kemi inskenime, ruani fëmijët, ju lutemi prindërve që mbajini afër fëmijët gjatë protestës dhe qëndroni të bashkuar”, tha aktivisti që printe protestën.

flamuri amerikan protesta

Para se të marshohej drejt Kryeministrisë, organizatori i saj mbajti edhe një fjalim ku u bëri thirrje qytetarëve të rrinin të bashkuar dhe larg të infiltruarve të partive politike.

Ai tha se këtu janë mbledhur për hallet e shqiptarëve dhe jo vetëm për flamingot. Teksa kërkoi rrëzimin e këtij sistemi të kalbur politik, vijoi me qeverinë teknike dhe dorëheqjen, duke lënë të kuptohej edhe ngritja e një partie të vërtetë opozitare të re.

proteste5

“Protesta nuk është vetëm për flamengot, por edhe për 1001 hallet që ka populli shqiptar. Ndaj sot bashkohet në protestë edhe flamuri amerikan. Rrini të bashkuar, sepse politikanët i ka kapur paniku. Edhe opozita është e shitur dhe po tenton të kapë protestën. Shqipëria nuk është e shitur. Opozita ka humbur shansin e fundit historik për t’u pastruar nga pengmarrja”, tha ai.

protesta sot

Më tej vijoi duke i bërë thirrje edhe administratës publike që të bashkohej, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri teknike.

“Këtu jemi për një opozitë të re, për një parti të re. Ne duhet të luftojmë edhe për punonjësit e sektorit publik që i kanë marrë peng, të vijnë të na bashkohen. Qëllimi madhor është rrëzimi i sistemit njëherë e mirë, dorëheqje dhe qeveri teknike”, tha organizatori.

protesta sot1

Protesta masive qytetare mblodhi edhe sot mijëra shqiptarë në Tiranë në orën 18:00, ku fillimisht nisi në Sheshin Skënderbej.

Qindra-mijë shqiptarë janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta janë zhvilluar edhe në Shkodër, Vlorë, Durrës, Pogradec, por edhe jashtë vendin ku jetojnë shqiptarë. Njëzëri ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, kanë jehuar edhe sot nga sheshi në qendër të Tiranës.

© Panorama.al

Te lidhura