Situatë kritike nga moti,policia:Ja akset e bllokuar

Feb 13, 2012 | 13:59
Qyteti i Kukesit i mbuluar nga bora

Situate e renduar ne gjithe vendin per shkak te perkeqesimit te kushteve te motit dhe reshjeve te dendura te bores qe kane pushtuar shume qarqe. Nje pjese e madhe e akseve rrugore jane te pakalueshme, nderkohe qe te tjera rekomandohet te kalohen me zinxhire nen rrota. Policia rekomandon që të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik – Kukës – Morinë dhe Burrel – Bulqizë – Peshkopi ndërsa i bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin zinxhirët.
Në qarkun Kukës:

Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:

• aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

• aksi Kukës – Krumë, i pakalueshëm,

• aksi B.Curri – Qafë Morinë, i pakalueshëm,

• aksi B.Curri – Fierz, i pakalueshëm,

• aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,

• aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,

• aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

• aksi Kukës – Topojan, i pakalueshëm,

• aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,

• aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,

• aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,

Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Po punohet me intensitet të lartë nga Shtabi i Emergjencave në Qark për t`u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga dëbora.

– Në qarkun Dibër:

Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:

• aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

• aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,

• aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm,

• aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

• aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,

• aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i pakalueshëm,

• aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,

• aksi Stëblevë – Librazhd, i pakalueshëm,

• aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta dhe reshjet e borës janë intensive. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Shtabi i emergjencës po punon për t`u përgjigjur kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.

Në qarkun Shkodër:

Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

• aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,

• aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë

• aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë,

• aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës, i pakalueshëm,

• aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,

• aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm,

• aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,

• akset Koplik – Razëm, i pakalueshëm,

• aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,

• akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,

• aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz, i pakalueshëm,

• aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës ne zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta , reshjet e dëborës janë intensive, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Vazhdohet të punohet nga Shtabi i emergjencës për të ndihmuar banorët.

– Në qarkun Lezhë:

Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore:

• aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

• aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i pakalueshëm,

• në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorieve, kryesisht në Autostradë.

-Në qarkun Tiranë:

në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,

• në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:

aksi Librazhd – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

• aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,

• aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në qarkun Korçë:

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:

• aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

• aksi rrugor Boboshticë – Dardhë, i pakalueshëm,

• aksi rrugor Korçë – Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,

• aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,

• aksi rrugor Korçë – Goricë, i kalueshëm me zinxhirë,

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

• aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

• aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

• aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

• aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

Momentalisht ka reshje dëbore të përzier me reshje shiu në Llogora, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

• në aksin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

© Panorama.al

Te lidhura