Vazhdon të jetë situatë e rënduar nga zjarret në veri të vendit. Zjarret kanë përfshirë disa komuna të Pukës, ku era po favorizon gjithnjë e më shumë përhapjen e flakëve.
Për shkak të terrenit shumë të vështirë zjarrfikëset e kanë shumë të vështirë të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit, ndërkohë që për këtë po përkujdesen vetë banorët e zonës.
Një vatër e madhe zjarri është njoftuar edhe në pyjet e Bushatit, ku edhe këtu mësohet se era e fortë po mbështet përhapjen e flakëve të zjarrit.











