TIRANË- Kreu i shtetit, Bamir Topi ka pritur sot në një takim ambasadorin e BE-së në vendin tonë Ettore Sequi.
Ne qender te takimit ka qene situata politike, nevoja për kapërcimin e ngërçit politik dhe domosdoshmërinë e realizimit të reformave jetësore për integrimin evropian të Shqipërisë.
“Në këtë situatë të stërzgjatur ngërçi politik, është e domosdoshme ulja e tensionit politik dhe nisja e menjëhershme e dialogut politik institucional mes palëve dhe gjetja e vullnetit të sinqertë për kryerjen e reformave shumë të rëndësishme si ajo zgjedhore, në sistemin e drejtësisë, etj, që do të mundësonin vazhdimin e rrugëtimit integrues evropian të vendit dhe do të shërbenin si provë pjekurie e klasës politike shqiptare para bashkësisë ndërkombëtare.”- tha Topi
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi ka perseritur faktin se vendi rrezikon integrimin, pasi nuk jane plotesuar 12 kriteret e BE-se.
“Shqipëri nuk i ka plotësuar 12 përparësitë të kërkuara nga Evropa e Bashkuar, prandaj për është shumë e rëndësishme që si mazhoranca ashtu edhe opozita të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, përndryshe perspektiva evropiane e vendit tonë rrezikon të mbetet ende larg aspiratave dhe interesave madhore të popullit shqiptar.”- tha ai.
Gjithsesi, theksoi Ambasadori Sequi, Bashkimi Evropian dhe institucionet e saj mbeten të gatshme jo vetëm të japin ndihmesën dhe përkrahjen e tyre në drejtim të kryerjes së reformave të nevojshme dhe gjetjes së vullnetit të munguar, por edhe t’i ripërsërisin me forcë kritikat dhe vërejtjet e tyre, me synim që klasa politike shqiptare t’i rikthehet përparësisë së axhendës integruese evropiane.
© Panorama.al











