Sequi-Topi: Të nisë menjëherë dialogu politik

Jun 21, 2011 | 13:32

TIRANE- Nisja e menjëhershme e dialogut politik mes palëve dhe rivendosja e bashkëpunimit produktiv  institucional jane e vetmja zgjidhje ne situaten aktuale paszgjedhore qe po sundon ne vend. Kete mendim te  perbashket kane ndare sot edhe kreu i shtetit, Bamir Topi dhe  Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, gjate takimit te zhvilluar mes tyre.

Sipas Topit, kjo do të ishte dëshmia më e mirë e maturisë që klasa politike mund t’i japë popullit të saj dhe bashkësisë ndërkombëtare për angazhimin dhe vullnetin real për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Në këtë pikë, Ambasadori Sekui vuri në dukje faktin se “Evropa e Bashkuar është e ndërtuar mbi bazën e institucioneve, prandaj për të është shumë e rëndësishme që të respektohen institucionet e pavarura kushtetuese”.

Kryetari i Shtetit vleresoi se vetëm zgjidhjet institucionale të ardhura përmes dialogut politik dhe marrëveshjes në respekt të Kushtetutës, ligjit dhe institucioneve të pavarura në vend do t’u shërbente interesave të qytetarëve shqiptarë dhe aspiratës së tyre për një të ardhme sa më të afërme në familjen evropiane.

Sipas Topit, “klasa politike duhet të arrijë në të njëjtat standarde. Ka ardhur koha të kalohet nga fjalët dhe premtimet pafund të politikanëve në vepra konkrete në shërbim të interesave madhore të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.”

Takimi qe u zhvillua ne presidence erdhi nje dite pas apelit te ministrave te Jashtem te BE-se dhe me tej edhe apelit te baroneshes Katherin Ashton per dialog urgjent mes paleve politike ne vend.

 

© Panorama.al

Te lidhura