Ministrat e BE, apel Shqipërisë: Dialog politik

Jun 20, 2011 | 15:24

LUKSEMBURG- Në përfundim të mbledhjes së sotme të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg, pati një deklaratë të përbashkët lidhur me krizën politike që po kalon Shqipëria.

Në përfundim të mbledhjes minsitrat e BE-së hartuan këto 5 përfundime, si Këshilla për politikën shqiptare, duke bërë thirrje për dialog urgjen mes palëve, respektimin e institucioneve, si dhe nisjen e punës për një reformë të plotë zgjehdore, e cila duhet të jetë gati zgjedhjet e ardhshme.

Më poshtë pesë konstatimet si dhe rekomandimet  e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

1. BE-ja ka ndjekur nga afër zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 dhe vë në dukje se ato u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë transparente dhe konkurruese, edhe pse me vështirësi procedurale. Mirëpo situata në Tiranë është një çështje shqetësuese. BE-ja shpreh keqardhjen për përkeqësimin e situatës politike dhe rritjen e tensioneve që pasuan zgjedhjet dhe zhvillimin e procesit.

2. BE-ja, ndërsa vë në dukje vendimin nga Kolegji Zgjedhor, nënvizon se është e rëndësishme që procesin zgjedhor, duke përfshirë edhe procedurën e ankesave dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, duhet të mbyllet në mënyrë transparente, të pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues. Është gjithashtu thelbësore për të gjitha palët të njohin sundimit e ligjit mbi çdo interes tjetër. BE-ja u bën thirrje të gjithë liderëve politikë për të mbështetur finalizimin e procesit zgjedhor me qetësi, në mënyrë konstruktive dhe me një fokus në të ardhmen evropiane të vendit. BE do të ndjekë nga afër vlerësimin e procesit nga misioni i OSBE / ODIHR-t

3. BE-ja i kërkon qeverisë dhe opozitës, në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, të bien dakord për një reformë të plotë zgjedhore, duke trajtuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR në vitin 2007, 2009 dhe 2011, kjo duhet të ndodhë para zgjedhjeve të ardhshme. BE-ja nënvizion gjithashtu edhe këshillën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës për t’i kërkuar Komisionit të Venecias mendim, se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme.

4. BE-ja i bën thirrje qeverisë dhe opozitës për të rivendosur urgjentisht dialogun politik dhe për të kapërcyer bllokimin e gjatë politik. Një dialog i tillë është i domosdoshëm për funksionimin normal të një shoqërie demokratike dhe institucionet e saj, duke përfshirë edhe funksionimin efektiv të Parlamentit, si dhe për avancimin e integrimit evropian të vendit. BE-ja u kërkon autoriteteve shqiptare  të ripërtërijnë dhe të forcojnë përpjekjet në axhendën e reformave dhe zbatimin e tyre. Këto janë thelbësore për të arritur shkallën e nevojshme në përputhje me kriteret e Kopenhagenit, duke përfshirë dymbëdhjetë prioritetet kryesore të Komisionit Evropian të bëra me dije në nëntor 2010 mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Vetëm pas përmbushjes së kushteve të  mësipërme nga Shqipëria,  ajo do të jetë në gjendje të ec përpara drejt BE-së.

5. BE-ja mbetet e angazhuar në perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendit në këtë proces.

 

© Panorama.al

Te lidhura