TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore në zonat mbuluar nga trashesia e madhe e bores.
Situata ne vend, renduar per shkak te kushteve te perkeqesuara te motit ka mbledhur ne mbremje kabinetin qeveritar ne nje mbledhje jashte radhe.
“Gjysma e territorit te vendit eshte e mbuluar nga sasi te medha debore, temperatura te uleta, por do te bejme gjithcka t’i kapercejme problemet dhe gjithcka per mbrojtur jeten dhe pasurine e shqiptareve duke shfrytezuar cdo potencial”- tha Berisha.
Sipas tij, me shpalljen e kesaj gjendjeje i jepet perparesi absolute masave te shpejta për hapjen e të gjitha rrugëve të komunave në zonat e reshjeve të mëdha, si kusht për të ndihmuar banorët, ndërkohë komiteti i emergjencës civile në bashkëpunim me vendorët ka ndërmarrë dhjetëra aksione per ndihma.
Berisha ka garantuar se do te behet gjithcka per t’i derguar banoreve ndihma ne ushqime, ilace dhe gjithcka tjeter qe eshte e nevojshme.
“Trashësia e borë e madhe dhe potenciale orteqeve është i madh, por rrezik tjetër serioz në zonat me mbi 1 metër borë janë catitë, që krijojnë katastroftë të vërtetë, ndaj dhe në emër të qeverisë duke u shprehur solidaritetin më të madh banorëve të zonave me reshje të mëdha dëbore, qeverieve vendore u bëj thirrje që në mënyrë të programuar të bëjnë gjithcka për të parandaluar cdo kërcënim dhe humbje jete të qytearëve. Rreziqet më te medha në këto raste janë shembja e cative nga sasitë e mëdha të borës. Organizoni punën që të mos kemi familje nën kërcënim”- tha Berisha.
Sipas tij, prognoza nuk eshte ajo qe do te duhej, pasi meteorologet paralajmerojne vazhdimesine e situates, ndaj kerkohet marrje masah per parandalimin e humbjeve ne jetet njerezore.
Ai ka kerkuar trajtim pa panik situaten, por trajtim me urtesi dhe maturine me te madhe. Me tej, ka qene minisri i Brendshem, Nishani qe ka dhene detaje te Komitetit te Emergjencave dhe me tej ministrat e tjere per situaten.
© Panorama.al











