TIRANE- Deputeti i PS, Armando Subashi ka reaguar per situaten ne zonen naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ku vetem pak dite me pare banoret protestuan per nje shperthim te forte, nderkohe qe akuzoi qeverine per heshtje dhe braktisje te ketyre banoreve.
“Pardje në Patos-Marinëz pati një shpërthim që tmerroi banorët. Pritëm që të kishte një reagim nga institucionet, ministria e Ekonomisë nga deputetët e zonës, nga kryeministri, por askush nuk reagoi. Tërmet 3,2 ballë thanë burime nga qeveria, a thua se banorët e hanë këtë, shteti heshti duke u zhytur përditë e më thellë në llumin e korrupsionit”, tha ai gjate nje deklarate per mediat.
Ai i ka bere apel Prokurorise te nise hetimet per situaten dhe shperthimet.











