Situata në Libi, reagojnë liderët botërorë

Aug 23, 2011 | 20:03

UPDATE- Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka bërë thirrje për “pajtim” në Libi. Sipas një zëdhënësi të OKB-së, Ban Ki-moon ka patur një bisedë telefonike me liderin e opozitës libiane, Mustafa Abdel- Jalil.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe homologu i tij francez, Nikolas Sarkozy kanë patur në qendër të në një bisedë telefonike, lëvizjet e shpejta që po ndodhin në Libi. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se të dy liderët ranë dakord se Gadafi dhe të gjithë mbështetësit e tij duhe të kuptojnë se tashmë i ka ardhur fundi regjimit të tyre dhe se ata duhet të heqin dorë sa më shpejt.

“Ditë të vështira dhe të rrezikshme” Kështu i quajti momentet që po kalon Libia në këto momente Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Britaninë e Madhe, Willima Hague, në një intervistë për Radio BBC 4.

“Ka shumë, shumë armë atje. Atje ka me mijëra njerëz të cilët janë armatosur dhe paguar nga regjimi i Gadafit, ata janë mbështetës të regjimti, dhe janë ende të lirë”- tha Hague.

Ndërkohë ende nuk dihet fati i Muamar Gadafit, për të cilin ende besohet se është brenda Libisë.

© Panorama.al

Te lidhura