Augero, Xheko, Silva dhe Pizarro shkërmoqin portugezët. Sforcon më të madhe Mançester Siti e pat bërë në “Estadio Do Dragao”, kur i kishin mundur portugezët 1-2. Ndërsa dje, djemtë e Roberto Mançinit përmbushin misionin e tyre me një “poker” golash, duke i shkurorëzuar kampionët në fuqi të Ligës së Europës në mënyrën më të turpshme të mundshme. “Milionerët” kanë bërë gati gijotinën për të prerë një tjetër kokë portugeze, atë të Sportingut të Lisbonës, e cila sot është favorite për të kaluar në 1/8-at pas barazimit 2-2 me Legian në Varshavë. Kronometri i Volfgang Shtarkut nuk arriti as në sekondën e 19-të kur Aguero nisi goleadën dhe që aty nuk pati më kthim prapa. Dxeko (6′), Silva (84′) dhe Pizarro (86′) vetëm sa mbyllën hesapet.











