Siti, gati eksodi, ikin 126 milionë euro futbollistë

Jun 1, 2011 | 10:59

Një eksod i vërtetë pritet të ndodhë në klubin e Mançester Sitit këtë verë. Revolucioni i trajnerit Mançini në skuadrën milionere pritet të arrijë shifrën e 126 milionë eurove në total. Aston Vila u është shtuar klubeve të Sëlltikut dhe Leiçesterit, në garën për të transferuar portierin e dytë të “qytetarëve”, Shei Given. Mes emrave të tjerë që pritet të mos e veshin fanellën e kaltër sezonin e ri, janë edhe ata të Emanuel Adebajor, Kreig Belami, Shon Rajt-Filips, Uejn Brixh, Patrik Vieira, Xho, Roke Santa Kruz, Nedum Onuoha dhe Felipe Kaisedo.

© Panorama.al

Te lidhura