Sistemi i mikrokreditit, Berisha: Bashkëpunim me nobelistin Muhammad Yunus

Jun 1, 2011 | 15:09

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha, duke shprehur domosdoshmërinë e një strategjie të qartë për shfrytëzimin e zhvillimin e potencialeve të mëdha të zonave malore, si dhe për nxitjen e biznesit social ka njoftuar bashkepunimin me nobelistin Muhammad Yunus per sistemin e mikrokreditit.

Njoftimi eshte bere ne mbledhjen e sotme te qeverise, kur Berisha prezantoi vendimin për miratimin e statutit të shoqërisë “Nxitja e biznesit social”.

Sipas tij, strategjia duhet të synojë së pari, ndërtimin e infrastrukturës nga Çajupi në Vermosh.

Ai vleresoi si një masë të domosdoshme miratimin së shpejti, në kuadrin e Komitetit Ndërministror për Turizmin, të paketës që i përjashton nga çdo lloj takse, për 7-8 vjet, në zonat malore, ku nuk ka investime.

“Ne kemi vendosur të bashkëpunojmë me nobelistin e shquar Muhammad Yunus, në sistemin e mikrokreditit”- tha Berisha.

Sipas tij, edhe sistemi i mikrokreditit që do të nis me nobelistin Yunus, që do t’i adresohet kryesisht grave në konceptin e bashkëkryefamiljarit. “Dihet se ato janë më korrekte në kthimin e  saj, sikurse është e sigurt se ato nuk mund të përfundojnë ndonjëherë në lojërat e fatit apo të mëkatit, do të ndihmojë shumë, veçanërisht në projektin e arrorëve, pasi do t’i adresohet zonave të varfra, që potencialin më të madh e kanë në këta dru frutorë që kanë treg të pakufishëm, të pakonkurrueshëm në Europë. Importi i Europës për arrorët  është nga më të mëdhatë. Le t’i prodhojmë dhe të mund të bëheni një vend shumë i rëndësishëm në prodhimin e tyre”- tha ai.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura