
Dy gazetarë të njohur perëndimorë janë vrarë në qytetin sirian të Homsit si pasojë e dhunës së shfaqur ditët e fundit në qytet, ku kanë mbetur të vdekur më shumë se 60 persona.
Reporterja amerikane e “Sunday Times”, Maria Colvin dhe fotografi francez, Remi Ochlik vdiqën kur një predhë goditi një qendër të improvizuar për median në distriktin e Baba Amr.
Trupat qeveritare kanë bombarduar qytetin Homsit prej disa javësh.
Që nga fillimi i trazirave në Siri janë me mijëra të vdekurit nga sundimi i Presidentit, Bashar al-Asad.
Më shumë se 40 persona vdiqën vetëm të martën, duke përfshirë edhe Rami al-Sayed, një njeri i cili arriti të transmetonte për mediat ndërkombëtare një video e cila tregonte gjendjen në qytetin e Homsit.
Ndërkaq, Kryqi i Kuq i ka bërë thirrje qeverisë dhe rebelëve të bien dakord për një armëpushim të përkohshëm, për të lejuar furnizimet mjekësore për zonat e prekura nga kryengritjet civile, por ende nuk ka asnjë shenje dakordësie mes rebeleve dhe forcave të regjimit.
© Panorama.al











