MPJ përshëndet miratimin e Rezolutës për Sirinë

Feb 18, 2012 | 12:07

TIRANE- Në emër të qeverisë shqiptare, Ministria e Jashtme nëpërmjet një deklarate ka përshëndetur Rezolutën për Sirinë të votuar në 16 shkurt 2012, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria u rendit në listën e vendeve bashkëspornorizuese të kësaj rezolute.

Me anën e kësaj rezolute, thuhet në deklaratë, komuniteti ndërkombëtar dënon me forcë dhunën tashmë të përhapur në tërë territorin e Sirisë, si dhe shtimin e numrit të viktimave të shkaktuara nga regjimi i Bashar Al Asadit mbi popullsinë e pafajshme të vendit të tij.

Rezolutë e miratuar nga OKB kërkon pushimin e mënjershëm të dhunës shtetërore mbi civilët, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe mbrojtjen e popullsisë.

Votimi i kësaj rezolute, e cila bazohet mbi planin e propozuar nga vendet anëtare të Ligës Arabe, synon krijimin e një konsensusi ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës në Siri. Kjo rezolutë, e cila mori mbështetjen maksimale në votim, kërkon të sigurojë një transformim demokratik të shoqërisë e të sistemit shtetëror në Siri, nëpërmjet një procesi politik, në një mjedis të çliruar nga dhuna dhe ekstremizmi, përfundon deklarata.

© Panorama.al

Te lidhura