
Ne Siri votohet sot per një kushtetutë të re. Plot 14 milionë sirianë thirren nga regjimi i Asadit për të votuar ndryshimet kushtetuese. Nëse projektkushtetuta aprovohet atëherë brenda 90 ditësh do të mbahen zgjedhje parlamentare. Opozita refuzon projektkushtetutën sepse ajo nuk kufizon pushtetin e presidentit.
Ajo e ka cilësuar votimin në kushtet e dhunës si një farsë dhe ka bërë thirje për bojkotim. Të rejat e saj kanë të bëjnë kryesisht me pozicionin monopolist të qeverisë në pushtet, Partisë Baath dhe kufizimin e kohës së qëndrimit në pushtet të presidentit në dy herë nga shtatë vjet.
Përveç kësaj ata druhen se në të ardhmen vetëm grupimet e afërta me qeverinë mund të ngrenë parti. Ndërkohë dhuna në vend vazhdon. Në gjithë vendin ditën e shtunë u vranë sipas të dhënave të aktivistëve sërish 100 vetë, prej tyre 24 vetëm në qytetin Homs.
Çfarë solli konferenca “Miqtë e Sirisë”?
Ndihmë humanitare dhe sanksione të ashpra kundër qeverisë së Bashar al-Assadit, por jo ndërhyrje ushtarake nga jashtë, njoftoi ministri i Jashtëm tunizian, Rafik Abdessalam, në Tunizi në përfundim të konferencës përkatëse.
Me gjithë unanimitetin e shprehur nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në deklaratën e tyre të përbashkët ajo, që Abdessalam dhe homologia e tij amerikane Hillary Clinton prezantuan si sukses të madh, për shumë shtete pjesëmarrëse nuk ishte i mjaftueshëm. Në kuadër të konferencës u vunë re disa pika mospajtimi brenda bashkësisë ndërkombëtare.
Sidomos çështja e një intervenimi ushtarak shkaktoi debate të nxehta. “Ne jemi kundër armatosjes së opozitës, por një trupë paqeruajtëse të Ligës Arabe do tö mund ta imagjinonim”, tha për Deustche Wellen Adnen Mnasser, zëdhënës i presidentit tunizian. Por kjo duhet të mbetet një çështje e brendshme arabe dhe as shtetet fqinje të Sirisë nuk duhet të marrin pjesë në mision, për të penguar zgjerimin e konfliktit”, theksoi ai. Edhe qeveria e Katarit është e hapur ndaj një zgjidhjeje të tillë. Vetëm Arabia Saudite bëri thirrje për armatosjen direkte të opozitës siriane nga jashtë.
Përfaqësuesit europianë u shprehën në Tunis më të rezervuar. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle tha se “qëllimi i qartë i konferencës është një zgjidhje politike.” Por kjo është e mundur vetëm, në qoftë se regjimi i Assadit ndërpret dhunën. “Ditët e Assad-it janë të numëruara”, tha Westerwelle. Homologu i tij francez Alain Juppé nuk do që të distancohet krejtësisht nga një zgjidhje ushtarake, si ajo që u propozua nga Tunizia, megjithatë kjo është e mundshme vetëm me një mandat të OKB-së.
Deutsche Welle











