Helikopterë të ushtrisë siriane kanë qëlluar në lagjet e Alepos gjatë ditës së premte duke lënë dhjetëra të vdekur, sipas një aktivisti sirian. Masakra po vazhdon, edhe pse presioni ndërkombëtar kundër gjakderdhjes në Siri po rritet dita-ditës. Banorët e qytetit të dytë më të madh në Siri, dikur një bastion i Presidentit Bashar Al Asad, gjysma e të cilit tani është në duar të rebelëve, kanë raportuar se po vuajnë për furnizime buke dhe karburanti dhe ankohen për një kontroll të ashpër ushtarak. Një nga komandantët rebelë thotë se priten beteja më të ashpra, pasi ka parë rreth 80 tanke të hyjnë dje në këtë qytet. “Ata po përgatiten për luftë të ashpër në lagjet e marra nga rebelët”, tha komandanti Malek al-Kurdi për “New York Times”. Konfrontimet e dhunshme u konfirmuan edhe nga zyrtarë të të Drejtave të Njeriut në OKB.











