Siri: Rebelët duan armë nga Perëndimi

Jul 30, 2012 | 13:44

Luftime të ashpra po vazhdojnë pa pushim në shumë qytete siriane, përfshirë edhe kryeqytetin Damask, mes rebelëve opozitarë dhe regjimit të Bashar Al Asad. Trupat e Asad po bombardojnë nga helikopterët ushtarakë në lagjet e rebelëve, ndërsa kanë deklaruar fitoren në Damask. Luftimet në qytetin e dytë më të madh, Alepo, vazhdojnë dhe trupat siriane kanë avancuar nëpër lagjet që kontrollohen nga rebelët, por ende nuk po arrijnë të marrin kontrollin e qytetit. Ministri i Jashtëm sirian ka deklaruar se rebelët do të mposhten, ndërsa kreu i Këshillit Kombëtar Sirian ka kërkuar nga shtetet e huaja që të furnizojnë me armë luftëtarët rebelë.

© Panorama.al

Te lidhura