Siri, opozita akuzon Rusinë për mbështetjen e gjakderdhjes

Jul 12, 2012 | 14:15

Një delegacion i opozitës siriane ka vizituar Moskën për të diskutuar mbi përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje politike për fundin e dhunës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe kreu i Këshillit Kombëtar Sirian, Abdulbaset Sayda, nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe opozitarët janë larguar nga Rusia me deklarata akuzuese se Moska po ndihmon në vazhdimin e gjakderdhjes në Siri, duke mbështetur regjimin e Bashar al Asadit. Pritet dhe deklarata në Këshillin e Sigurimit e të dërguarit të OKB-së për Sirinë, Kofi Anan, mbi mënyrën se si ai mendon të ringjallë planin e paqes. Anan, pas bisedimeve me zyrtarët në Bagdad dhe Teheran, vlerësoi se Irani, një aleat i ngushtë i Sirisë, mund të luajë një rol kyç në zgjidhjen e konfliktit.

© Panorama.al

Te lidhura