Siri, dhjetëra të vdekur në Hamas, shpërthime në Damask

Sep 3, 2012 | 11:26

Aktivistët e opozitës kanë deklaruar se të paktën 35 persona, shumë prej të cilëve të afërm të së njëjtës familje, janë vrarë gjatë një ekzekutimi të ndërmarrë nga forcat e regjimit sirian në provincën Hamas, pas një bombardimi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Al Fan al Shamali në një nga provincat më të përgjakura.  Sipas komitetit të koordinimit lokal, viktimat gjatë ditës së diel janë rreth 70 në të gjithë vendin. Raportohet se në Damask janë dëgjuar shpërthime të vazhdueshme. Deri në mbrëmje flitej për katër viktima në kryeqytet, por numri i tyre mund të rritet ora-orës. Luftimet kanë vazhduar edhe gjatë natës.

© Panorama.al

Te lidhura