Presidenti sirian, Bashar al-Asad, i ka bërë thirrje për bisedime opozitës më 10 korrik, pas takimit të 150 kundërshtarëve të tij. Në takim do të debatohet veçanërisht për ndryshime kushtetuese, dhe do të ftohen të gjitha grupet e interesit, intelektualë dhe politikanë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SANA. Këtu do të trajtohet edhe klauzola, e cila sanksionon që Partia Baath e Asadit, e cila sundon prej vitit 1963, ka rolin udhëheqës në shtet. Heqja e kësaj klauzole bën pjesë te kërkesat qendrore të opozitës. Kundërshtarët e Presidentit kërkuan gjatë mbledhjes së tyre në kryeqytetin sirian një kalim paqësor në demokraci. Ky ishte takimi i parë i këtij lloji që prej fillimit të revoltës kundër regjimit sirian para tre muajsh, ku janë vrarë më shumë se 1300 civilë.











