Siri, 23 ushtarë vriten gjatë një sulmi të vetëm

May 15, 2012 | 14:05

Duke shënuar sulmin më vdekjeprurës ndaj ushtrisë së Asad, rebelët kanë eliminuar 23 ushtarë brenda një sulmi të vetëm. Kjo ishte goditja më e rëndë për presidentin Asad që nga fillimi i luftës civile. Tre kamionë të mbushur me ushtarë u goditën me predha anti-tank nga ana e rebelëve, kur autoritetet lëshuan një sulm ndaj Rastanit, Siria Qendrore, pavarësisht armëpushimit. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se ndërkohë, në krahinën e Homsit janë shënuar dhjetëra viktima të tjera gjatë bombardimeve nga forcat qeveritare.

© Panorama.al

Te lidhura