Simone dhe Agnesa bëhen imazh i një kompanie telefonike

Jun 25, 2011 | 13:06

Ata nuk e fituan spektaklin “Dancing”, por fituan zemrën e publikut dhe pas vetes tashmë kanë një numër të madh përkrahësish. Krahas popullaritetit që po shijojnë, në adresë të tyre tashmë vijnë shumë oferta për punë. Sa e sa angazhime e reklama duhet që Simone dhe Agnesa të realizojnë këtë periudhë, saqë nuk do u dalë shumë kohë për pushime. Pak ditë më parë, ata kanë udhëtuar drejt Shkupit për të xhiruar një reklamë të re për kompaninë “Albtelecom”. Këtë gjë na e konfirmon Simone, i cili tregon se së bashku me Agnesën kanë udhëtuar drejt Shkupit për të xhiruar një videospot që do të shërbejë për reklamën e kompanisë “Albtelecom” dhe njëherazi, të dy do të jenë imazh mbrojtës i kësaj kompanie për një kohë të gjatë.

© Panorama.al

Te lidhura